Prodhuesja jugkoreane e makinave, Hyundai është duke kërkuar kthimin mbrapsht të 239,000 makinave për të rregulluar një problem me rripat e sigurisë, të cilat duket se kanë rrezikun të shpërthejnë e të plagosin pasagjerët.
Sipas Administratës amerikane për Siguri të Trafikut dhe Autostrada, dega e Hyundait në SHBA është duke kërkuar modelet Accent, Elantra dhe Elantra HEV, të prodhuara nga viti 2019 deri në këtë pjesë të vitit 2022. Zyrtarët theksojnë se ekziston rreziku që në rast të përplasjes së makinës në anën e shoferit apo të pasagjerit të parë, rripat e sigurisë të shpërthejnë dhe shkaktojnë lëndime.
Shqetësimet nisën pas raporteve se tre persona mbetën të plagosur për shkak të rripit pas përplasjes së makinave të këtij prodhimi që drejtonin. Dy prej incidenteve u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, dhe një tjetër në Singapor.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilat dyshohet se mund të kenë probleme, të lajmërohen për këtë situatë deri në 15 korrik, e të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e ngërçit.