Matthijs De Ligt ka testuar pozitiv me koronavirus.
Edhe një futbollist i Juventusit ka dalë pozitiv me COVID-19.
Bianconerët nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit kanë njoftuar se mbrojtësi Matthijs De Ligt ka testuar pozitiv me koronavirus.
Reprezentuesi holandez është rasti i tretë pas Juan Cuadrado e Alex Sandro që ka dalë pozitiv me COVID-19 në javën e fundit.