Probleme për yllin e Anglisë/ U zbulua se kishte një fëmijë me një grua tjetër, bashkëshortja nis procesin e divorcit

Bashkëshortja e yllit të Anglisë, Kyle Walker, Annie Kilner, i ka dërguar atij dokumentet e divorcit.

Marketing

Annie, 31 vjeç, i dha lajmin bombë asit të mbrojtjes pasi dërgoi avokatët të fillonin procedurat ligjore për t’i dhënë fund martesës së tyre.

Ajo tani po përgatitet të luftojë për gjysmën e pasurisë së tij prej 27 milionë paundësh, pasi marrëdhënia e tyre u “kris”, kur u zbulua se Walker kishte një lidhje dhe një fëmijë me një tjetër Lauryn Goodman .

“Kyle u habit kur mori letrat. Ai ka folur me Annie për ta dhe ata janë duke diskutuar hapat e ardhshëm. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ata do të divorcohen.

Kjo është po aq shumë që Annie po tregon ‘dhëmbët’. Ajo do t’i tregojë Kyle-t se me kë ka të bëjë”, tha një burim për The Sun.

Çifti u nda në fillim të vitit 2024, pasi kishte lindur vajza Kinara nga e dashura e Kyle, Lauryn Goodman. Ishte kjo e fundit që zbuloi gjithçka, duke vënë në dijeni edhe Annien.

34-vjeçari i ishte lutur që të mos tregonte, madje në merkaton e verës së 2023, mbrojtësi i djathtë mendoi të largohej nga City, për të kaluar te Bayern Munich, vetëm për t’i shpëtuar skandalit.

Marketing