Probleme të mëdha për Chelsea, pas sanksionit të Abramovich

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar, pronarin e Chelsea Roman Abramovich duke i ngrirë gjitha asetet e tij, duke përfshirë edhe Chelsea.

Marketing

Në një dokument të lëshuar nga ‘Zyra e Zbatimit të Sanksioneve Financiare’, u bë e ditur se Abramovich është i lidhur me një person që ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës si dhe ka minuar e kërcënuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putinin, me të cilin Abramovich ka pasur një marrëdhënie të ngushtë.

Pas vendimit që mori Mbretëria e Bashkuar për sanksionimin e pronarit të Chelseat, ekipi i Premier Ligës do hasin në disa probleme.

‘Londinezët’ nuk do jenë në gjendje t`u shesin bileta tifozëve që nuk kanë karta sezoni.

Problemin më të madh do ta kenë, pasi nuk do mund të nënshkruajnë me asnjë lojtarë në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu do të mbyllet dyqani i ekipit, pasi janë pezulluar shitjet e mallit.

Lojtarëve që u skadon kontrata në këtë verë nuk do mund t`i ofrojnë kontratë të re, ata do jenë lojtarë të lirë në merkaton e verës.

Abramovich mori pronësinë e Chelseat në vitin 2003. Ai ka fituar 21 trofe, përfshirë pesë tituj të Premier Ligës dhe dy Liga të Kampionëve.

Marketing