Probleme të reja në VMRO-DPMNE, Danev s’do jetë më koordinator?!

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së me siguri këtë javë do të dorëzojë informacion deri te kryetari i Kuvendit se do të funksionojë me një grup parlamentar, pasi një pjesë e deputetëve e braktisën koalicionin opozitar, ndërsa tetë prej tyre u përjashtuan.

Marketing

Koordinatori i deritanishëm Dragan Danev në pres konferencën e sotme ka thënë se “ai me siguri nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar”. Sipas informacioneve të Nova tv, Danev vetë ka kërkuar të tërhiqet nga funksioni.

Danev ka qenë koordinator i grupit parlamentar të VMRO-së menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa bashkë me deputetët Daniella Rangelova dhe Kërste Jovanovski kanë votuar në referendum, edhe pse partia ka zbatuar bojkot të heshtur.