Problemet me Bullgarinë, VMRO-DPMNE: Bashkë me shkencëtarët ofrojmë rezolutë

Në raport me mosmarrëveshjet me Bullgarinë ka ardhur koha të vihen kufijt dhe vijat e kuqe vleërsojnë nga VMRO-DPMNE, nga e cila në konsultim me ASHAM-in, universiteitn Shën Kirili dhe Metodi dhe Kishën ortodokse maqedonase, kanë përgatitur një rezolutë e cila do të duhej të miratohet në kuvend, e që do të përmbante edhe qëndrimin shkencor ndaj kërkesave bullgare.

Marketing

“Rezolutën që e ofrojmë është përgjigje ndaj bllokadës, përgjigje për mohimin e politikave të këqija ndaj Maqedonisë. Propozimi ynë është që partitë politike dhe kuvendi të arrijnë konsensus në bazë të tekstit dhe definicioneve shkencore. Propozimi nuk ka formulë politike, nuk ka pozicion partiak apo axhenda personale, por ka kufi për veçantinë maqedonase, historinë maqedonase, për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.