Sergio Aguero raportohet se po mendon të tërhiqet nga futbolli pas një diagnoze të aritmisë kardiake. Pas analizave të bëra, situata po del më e komplikuar se që ishte menduar.
Fillimisht argjentinasit i është propozuar pushim prej 3 muajsh, por tani po mendohet pensionimi nga futbolli.
Radio Katalonia ka marr vesh se opsioni i tërheqjes nga futbolli për Agueron është tejet i mundshëm.
Ylli i Barcelonës po përballet me problemet e zemrës me aritminë, probleme të cilat mund ta pensionojnë atë në moshën 33 vjeçare.