Problemi me kanalet ujitëse në Tetovë, Kasami premton zgjidhje afatgjatë pas të hyjë në Qeveri

Bujqit e Tetovës kanë protestuar sot para objektit të komunës. Ankohen për mos lëshimin në përdorim të kanalit për ujitje e me të cilin duhet të ujisin mbi 200 hektarë tokë. Thonë se duhet zgjidhje urgjente.

Marketing

 “Ne bujqit e komunës së Tetovës jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë deri tek Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Tetovës për pengesat që hasim për tokat që ujisin që marrin ujë nga lumi Shkumbin pikërisht në lagjen Dardania. Ne sot ishim në takim me kryetarin ai na premton zgjidhje të problemit përkohësisht, zgjidhje afatgjatë nuk na garanton”, tha një bujk nga Tetova.

 

 

 “Kërkesat tona janë që mos kemi pengesa nga institucionet, sidomos nga komuna, ku para 10 ditësh me mjetet tona private e kemi zënë lumin, mirë por kemi problem nga ana institucioneve”, u shpreh një bujk tjetër nga Tetova.

TV21 ishte në terren për të parë vendin kur bujqit duhet të marrin ujin për ujitjen e tokave.

Marketing