Procedura për Rashkovskin, Qeveria nuk komenton vendimet gjyqësore

Qeveria nuk komenton rreth procedurës gjyqësore që organet e drejtësisë tashmë kanë ngritur për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.Zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, tha shkurt se vendimet gjyqësore nuk komentohen. Nuk ka ndërkohë asnjë lëvizje pas kërkesës së Komisionit për parandalimin e korrupsionit që kërkoi marrjen e zyrave të ish presidentit Ivanov dhe dhënien e hapësirave shtetërore për të kursyer paratë nga qiratë e shtrenjta. Derisa ligji është ende në fuqi, ish funksionarët gëzojnë privilegjet ligjore, sqaron Hoxha.

Marketing

“Qeveria e RMV-së vepron në bazë të veprimeve pozitive të kornizave ligjore, nëse ka ndonjë ndryshim rreth privilegjeve të ish funksionarëve të RMV-së do t’i respektojë dhe do t’i praktikojë. Përderisa është në fuqi ky ligj dhe këto ingerenca për ish funksionarët, ai edhe do të respektohet”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Anti-korrupsioni vlerësoi në mbledhjen e fundit se hapësirat për të cilat ish presidenti paguan rreth 4.500 euro qira dhe shpenzime komunale, janë zgjedhur në një procedurë jotransparente, madje janë marrë me qira nga një person i afërm që përbën konflikt të drejtpërdrejtë interesi. Madje, kërkuan ndryshime ligjore edhe për caktimin kohor të harxhimeve që u mbulohen ish presidentëve, pas përfundimit të mandatit, pasi për 10 vjet, shuma ka arritur në rreth 2 milion euro. Anti-korrupsioni propozoi të ngrihet iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetueshmërisë së ligjit.

Marketing