Procesi i ndryshimeve kushtetuese, Pendarovski: Skandaloze të përfshihen bullgarët

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kundërshton kërkesën e ministrit për punë të jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, që Sofja të përfshihet në ndryshimet kushtetuese në vend, me qëllim që procesi të zhvillohet pa ndërprerje. Për modelin kroat, Pendarovski thotë se nuk duhet të humbet kohë dhe s’do të thërrasë takim liderësh.

Marketing

“Kërkesa nga Sofja është skandaloze. Kërkesa të tilla nuk adresojnë as okupatorët e territoreve të shteteve të caktuara. Në shekullin 21 është e papranueshme të kërkoni të ndërhyni në politikat e brendshme dhe proceset kushtetuese në cilindo shtet. Koncepti për popuj shumicë dhe pakicë në shtetin tonë është tejkaluar me marrëveshjen kornizë në vitin 2001. Edhe në ish-Jugosllavi nuk kemi përdorur termin pakica kombëtare, por popuj dhe pjesë të popujve.”, – deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.

Marketing