Procesi zgjedhor vëzhgohet edhe nga personat me aftësi të veçanta

44 persona me aftësi të veçanta po vëzhgojnë zgjedhjet. Në trajnimin dy ditor ata janë njoftuar me detyrat e tyre në vendvotime. Që nga pavarësia e shteti deri më tani personat me aftësi të veçanta vetëm kanë mundur të votojnë.

Marketing

Ata duhet të kontrollojnë nëse personat me aftësi të veçanta kanë qasje deri tek vendvotimet, si janë marrëdhëniet e bordit zgjedhor drejtë tyre. Katër vëzhgues në Shkup do të vëzhgojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve.

“Qasja e vështirë deri tek institucionet, komunat dhe shkollat për personat me aftësi të veçanta, nuk e ka penguar Daiella Stojanovkës-Xhinkovska që të trajnohet dhe të vëzhgojë zgjedhjet”.

Ajo tha se vetëm nëse kyçen në procesin zgjedhor mund të bëjnë ndryshime pozitive.

Marketing