Shoqata Kosova për Sanxhakun, më 27 12 2019, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, shënoi një ditë të rëndësishme që nga themelimi. Shoqata mbajti kuvendin e Përgjithshëm ku u analizua aktiviteti periodik dhe u bënë zgjedhjet e reja udhëheqëse. Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe delegacionin nga Sanxhaku në krye me kryetaren e Këshillit Kombëtar Boshnjak të Sanxhakut në krye me Prof Dr Jasmina Curiq. Z. CUric me një fjal rasti përshëndeti pjesëmarrësit, shoqatën e përgëzoi për sukseset e arritura dhe njëherit kuvendit dhe kryesisë së re i dëshiroi sukses në të armen. Kuvendit ju drejtua me këto fjalë: I nderuar kryetar Azizi, anëtarë të respektuar, të pranishëm mysafir të ftuar të Kuvendit të Dytë të Përgjithshëm të Shoqatës së “Kosovës për Sanxhakun”. Para së gjithash, me këtë rast do të doja të përfitoj nga rasti për t’ju përgëzuar për atë që po bëni për të demokratizuar dhe avancuar jetën në Sanxhak për të mirën e gjithë popujve që jetojnë në të. Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, si një organizatë, qëllimet e veprimit e së cilës kanë rëndësi për mbrojtjen e të drejtave boshnjake, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, rregullin e ligjit dhe sigurinë juridike, është identifikuar nga Këshilli dhe mbi këtë bazë i është dhënë statusi konsultativ-pjesëmarrës në punën e Këshillit. Në Sanxhak, janë autokton si Boshnjakët po ashtu edhe Shqiptarët; popuj vëllezër të cilët kanë qenë pranë njëri-tjetrit përgjatë historisë por gjithashtu edhe sot. Politika serbomadhe përgjatë historisë , përmes projektit, përkatësisht memorandumit të Vaso Çubriloviqit, (akademik serb) “Ndjekja e Arnautëve”, organizoi terror të vazhdueshëm shtetëror kundër popullit shqiptar dhe boshnjak. Për këtë arsye, dhe me zbatimin e këtij memorandumi në pjesën veriore të Sanxhakut, shqiptarët u dëbuan dhe thuajse u zhdukën. Këshilli Kombëtar Boshnjak nuk pajtohet me këtë gjendje dhe nuk pranon rezultatet e spastrimit etnik të shqiptarëve dhe boshnjakëve si një akt të kryer. Në të gjitha projektet aktuale dhe të ardhshme, afirmon të drejtën e popullit shqiptar në Sanxhak. Këshilli Kombëtar Boshnjak, organi më i lartë përfaqësues i Boshnjakëve, konstaton se Boshnjakët dhe Shqiptarët, si dhe pasardhësit e tyre, kanë të drejta të barabarta në Sanxhak.
Ne e kemi zyrtarizuar këtë në vendimin tonë, kemi ngritur iniciativën për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe krijimin e Statusit special të Sanxhakut. Të dashur miq, në emër të Këshillit Kombëtar Boshnjak, në emër të të gjithë Boshnjakëve të Sanxhakut , ju përgëzoj për rezultatet e mira që keni arritur në punën tuaj deri tani, punime të suksesshme të Kuvendit, dhe ju uroj gjitha të mirat.”, ka theksuar profesoresha Jasmina Curiq.