Ballina Lajme Maqedoni Prof. Ord. Reshat Ameti shpërblehet me çmim artistik në Doha të Katarit

Prof. Ord. Reshat Ameti shpërblehet me çmim artistik në Doha të Katarit

Profesori i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Ord. Reshat Ameti, prej 20 – 25 nëntor 2023, mori pjesë në edicionin V të Festivalit Ndërkombëtar të Artit “QIAF2023”, që u mbajt në Doha të Katarit. “QIAF” është ngjarje e veçantë e artit, ku marrin pjesë më shumë se 300 artistë nga mbi 60 vende të botës, së bashku me 12 galeri vendase dhe ndërkombëtare. Ai gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë veprimtari kulturore globale, zhvilloi edhe një masterclass, me ç’rast nga organizatorët e festivalit të sipërpërmendur u laureua me çmimin “Master Class Award” 2023, si një nga artistët më me ndikim dhe kontribuues për realizmin e suksesshëm të këtij festivali ndërkombëtar.

Marketing

Sipas Prof. Ord. Reshat Ametit, çdo artist përtej eksplorimit të ideve krijuese artistike, ai duhet të gjejë mjetet që u përshtaten më mirë nevojave të tyre. “Në këtë masterclass, unë demonstrova se si të përdoren mjete jokonvencionale për pikturë. Përtej brushës, kam përdorur materiale të ndryshme për të transferuar në mënyrë efektive ngjyrën në kanavacë, të tilla si plastmasi, letra dhe fragmente tekstili. Ndërsa këto materiale kanë përdorimet e tyre të qenësishme, unë i kam ripërdorur ato për t’i shërbyer nevojave të mia unike. Këto mjete më kanë mundësuar të mbush veprat e mia artistike me një teksturë të larmishme, duke e sjellë imazhin në jetë me një gjallëri dhe energji që rezonon me vizionin tim artistik. Kjo qasje jo vetëm që shpejton procesin e krijimit, por edhe më lejon të ndërhyj më konkretisht në pjesë të kompozimit ku besoj se mund të bëj një ndikim më efektiv”, theksoi Prof. Ord. Reshat Ameti.

Festivali Ndërkombëtar i Artit që çdo vit mbahet në Katar, ofron një platformë unike për artistët nga e gjithë bota dhe prezanton arritjet e tyre, partnerëve, stilistëve, panelistëve, folësve, veshjeve të modës, ekspozuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë në kategori të ndryshme, duke njohur talentin dhe krijimtarinë artistike.

Zyra për informim

Marketing
Exit mobile version