Profesor Adnan Ismaili për vizitë në Bankën Islamike për Zhvillim në Xhidde

Pas përfundimit të punimeve në Samitin e Gjuhës Arabe në Paris, profesori i Universitetit të Tetovës, profesor Adnan Ismaili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, ku ka realizuar disa takime të rëndësishme në Rijad dhe në Xhidde. Përveç takimit me personalitete të ndryshme të jetës publike, drejtues të fondacioneve dhe institucioneve të tjera në Arabinë Saudite, ai është takuar edhe me mikun e shqiptarëve, ish zëvendësministrin e Ekonomisë, Shejh Seid bin Seid, por edhe me këshilltarin e oborrit mbretëror, Sh.T. Welid Et Tuvejxhriun.
Përveç tyre, profesor Ismaili e ka takuar edhe kryetarin e Bankës Islamike për Zhvillim, me seli në Xhidde, Sh.T. Dr. Bender Haxhar. Gjatë këtij takimi, profesor Ismaili e ka falënderuar kryetarin e kësaj Banke për ndihmën që e ka ofruar ky institucion për ta ndihmuar zhvillimin e rajonit tonë, ndërsa veçmas e potencoi ndihmesën e madhe që e kanë dhënë për Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, i cili ka shfaqur shpresë se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Edhe Dr. Haxhari, nga ana e tij, u shpreh optimist se ndihma për Universitetin e Tetovës do të vazhdojë edhe më tej në të gjitha aspektet, qoftë si ndihmë teknike, por edhe përmes bursave për studentë etj.

Marketing