Profesorët e UT-së prezantuan punime shkencore në Universitetin e Zagrebit

Më 3, 4 dhe 5 prill, disa profesorë nga Universiteti Tetovës, edhe atë dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Qebir Avziu, prodekani prof.dr. Jusuf Zejneli, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare prof.dr. Milaim Fetai dhe piktori njohur prof.dr. Reshat Ahmeti morën pjesë në disa konferenca dhe ligjërata që u mbajtën javën e kaluar në Zagreb.

Marketing

Dekani dhe prodekani i fakultetit juridik, prof.dr. Qebir Avziu dhe Jusuf Zejneli, ligjëruan para profesorëve dhe studentëve të Akademisë Policore, një institucion shumë prestigjioz në Kroaci dhe që patën nderin të jenë profesorët e parë nga vendet e Ballkanit që ligjëruan në këtë Akademi.

Të njëjtit, ligjërata prezantuan edhe para profesorëve të Fakultetit Juridik të Zagrebit, që u prit me inovacion dhe interes të madh. Ditët në vijim, profesorët prezantuan edhe punimet shkencore në konferencën ndërkombëtare në Zagreb që poashtu këto tema zgjuan interes në kuluaret e inteligjencës kroate, me çka debati u pasua me pyetje të shumta. Me këtë rast, dekani i Fakultetit Juridik në Zagreb, prof.dr. Krunoslav Borovec, profesorëve të Tetovës ju ofroi bashkëpunim dhe angazhim në këtë universitet.

Ndërkohë që edhe prof.dr. Milaim Fetai pati prezantim në Zagreb, të organizuar nga Këshilli Veriatlantik i Kroacisë, kjo me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO, derisa piktori Reshat Ahmeti prezantoi punimet e tij që u pritën me interes të veçantë.

Në këtë mënyrë, profesorët Avziu, Zejneli, Fetai dhe Ahmeti prezantuan në mënyrë dinjitoze jo vetëm UT-në, ndërsa u pritën edhe nga kryetari i Shoqatës Shqiptare të Zagrebit, Shuip Zyberi dhe atdhetari i mirënjohur Memetali Zenuni.

Marketing