Është arritur marrëveshje për shumë gjëra të rëndësishme mes Shkupit dhe Athinës, kështu ka deklaruar për mediat greke profesori Spiridon Sfetas i cili është dhe anëtarë i ekipit të ekspertëve për histori, arsim dhe arkeologji.
Ai thekson se pas takimeve në Shkup, është dakorduar se maqedonasit si sllav nuk kanë asnjë gjë lidhje me maqedonasit antik, se historia antike maqedonase dhe kultura janë pjesë e antikës greke që ka pasur edhe shumë ndikim ndaj kulturës botërore.