Arsimi në distancë – si formë e re e procesit të mësimdhënies është sot ligjërata e radhës nga Universiteti i Tetovës e zhvilluar nga Doc. Dr. Luzim Mehmedi – profesor në Fakultetin Pedagogjik.
“Mësimi në distancë është aktivitet, i cili paraqet formë të organizuar të mësimit përmes internetit. Në këtë konotacion, mësimi përmes mjeteve elektronike ndihmon krijimin e një ambienti më efektiv të procesit të mësimdhënies, për arsye se mediume të ndryshme e lehtësojnë dhënien e informatave në mënyra të ndryshme” – thekson Doc. Dr. Lulzim Mehmedi.
Profesori i UT-së ka folur edhe për përparësitë e të mësuarit online, metodë e cila fokusohet në pedagogji, teknologji, si dhe në hartimin e kurrikulave mësimore që kanë për qëllim edukimin e nxënësve apo të studentëve, të cilët nuk janë fizikisht në një vend, por gjenden në një klasë tradicionale.
Për të mësuar më shumë për teoritë, strategjitë e mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes mësimit elektronik, ju ftojmë ta përcillni materialin e plotë – video:
#Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty!Doc. Dr. Lulzim Mehmedi – pedagog në Fakultetin Pedagogjik! ⬇️
Publiée par Universiteti i Tetovës – UT sur Vendredi 17 avril 2020