Profesori nga Maqedonia: Opozita me mision si Rama, Ahmeti e Vuҫiqi duan ta pengojnë Albin Kurtin

Kosova edhe sot dështoi në seancën e 13-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës. 57 vota nuk ishin të mjaftueshme për të vazhduar me seancën nga deputetët e zgjedhur.

Marketing

Kësisoj po vazhdon ngërҫi politik, sot e tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Pozitë e opozitë po hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit për situatën e krijuar.

Por cila është mënyra më e mirë për të dalë nga ky ngërҫ politik?

Profesori shqiptar nga Maqedonia, Sulejman Mehazi në një prononcim për ‘Bota sot’, i ka quajtur të turpshme veprimet e opozitës, duke thënë se janë edhe veprime armiqësore.

“Veprimet e partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, sidomos të opozitës, janë të paarsyeshme dhe të turpshme jo vetëm para qytetarëve dhe votuesve, por edhe para diplomacisë botërore. Që nga 9 shkurti të mbahen mbi dhjetë seanca në Kuvendin e Kosovës e të mos votohet Kryetari i Kuvendit është më armiqësore sesa Serbia e Vuçiqit. Mos zgjedhja e kreut të Kuvendit të Kosovës është rrugë e pëlqyeshme e askujt tjetër, përveç shtetit armiqësor Serbisë”, vlerëson profesor Mehazi.

Ai thotë se misioni i partive opozitare dallohet që është i lidhur ngushtë me oligarkët e Ballkanit Perëndimor që duan të pengojnë Albin Kurtin të formoj institucionet.

“Hapur vërehet se misioni i partive opozitare në Kosovë është i lidhur ngushtë me oligarkët politik të shteteve kriminale të Ballkanit Perëndimor, Vuçiqin, Ramën dhe Ali Ahmetin të cilët si e qysh mundohen të pengojnë partinë fituese LVV-në e Albin Kurtit të krijojë institucionet e Kosovës. Është e pamundur që të humben trembëdhjetë seanca e të mos zgjedhet, Albulena Haxhiu, kryetare e parlamentit të Kosovës, pse dhe ku është pengesa? Mos ndoshta partitë opozitare të Abdixhikut, Krasniqit dhe Haradinajt janë të frymëzuar dhe ndikuar nga politikanët shqiptarë përtej kufinjve të Kosovës, Edi Ramës në Shqipëri dhe Ali Ahmetit në RMV të cilët janë të dëshmuar me deklaratat politike kundër Albin Kurti e pro partive opozitare të Pronto-s në Kosovë”, nënvizoi Mehazi.

Sipas tij, Edi Rama dhe Ali Ahmeti në bashkëpunim me Aleksandër Vuҫiqin vetëm se do të pengonin punën e institucioneve të Kosovës.

“Shtet fqinje jo që ndihmojnë për të larguar këtë ngerç institucional të Kosovëes, përkundrazi Rama e Ahmeti në kordinim me Vuçiqin më shumë pengojnë e ngatërojnë nyje ngërçin e institucioneve të Kosovës”, vlerëson ai.