Profesorja universitare dhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit ka drejtuar kritika të ashpra ndaj tifozëve “Komiti” të Vardarit të Shkupit, pas thirrjeve të tyre raciste dhe sjelljeve të tjera, pas fitores së këtij klubi të hendbollit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Shqiptarëve si qytetarë të Maqedonisë së Veriut a i është lejuar që të jenë tifoz të Vardarit? Po ‘komunjarëve’? Po ateistëve?…Turqit nga Republika e Maqedonisë V a guxojnë të jenë tifozë të Vardarit? Gjyshe si unë a guxojnë të bëjnë tifo për Vardarin apo vetëm gjyshërit? Ju pyes se a ka ndonjë rregullore për këtë. Kush jeni ju Komita të vetëashtuquajtur (që nuk keni lidhje me komitetët dhe po e flliqni rëndësinë historike të këtij emri) të thoni se kush mund të jetë tifoz dhe kush jo? Dhe se kush guxon të jetë në shesh dhe kush jo. Shporruni analfabetë të fëlliqur?”, ka shkruar profesorja Najçevska.