Ministria e Shëndetësisë informon se llogaria në Twitter e ministrit Venko Filipçe, është sërish aktive.
“Prej sot është aktiv profili në Twitter i ministrit të Shëndetësisë. Vazhdoni ta ndiqni për informata të sakta dhe në kohë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Prej dje profili i ministrit u pezullua nga Twitter, për arsye të panjohura.
Më herët nga MSH kanë informuar se kufizimet në llogarinë e ministrit, kanë ardhur pasi disa raste, gjatë futjes është dhënë kod i gabuar i verifikimit.
Siç njoftoi atëherë Ministria e Shëndetësisë, ky aktivitet ka qenë arsyeja që të kufizohet profili i ministrit, duke shtuar se punojnë për tejkalimin e problemit.