“Programi 200”, debat për rastin “Monstra”

Sonte në programin 200, që do të transmetohet në orën 22 do të debatohet për rigjykimin e rastit “Monstra”. Të ftuarit theksojnë se ndërhyrja dhe përfshirja e politikës në procesin gjyqësor ka bërë që opinioni të krijojë pritshmëri mbi epilogun e procesit gjyqësor.

Marketing

Gjithashtu përfshirja e politikanëve ka bërë që të krijohet përshtypja se hetimi nuk është bërë i plotë ose ka elemente të hetimit që janë lënë jashtë. Rasti “Monstra”, ishte në rigjykim që nga prilli i vitit 2018.

Të enjten prokuroria në fjalët e fundit të gjykimit për veprën terrorizëm kërkoi burg të përjetshëm për 4 persona, për dy të tjerë dënim të lartë dhe një person të lihet në liri.

Ata akuzohen për vrasjen e katër të rinjve dhe një të moshuari në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012. Gjykata pritet të marrë vendim në ditët në vijim.

Marketing