Programi 200, Dimitrov: Ekstradimi i Gruevskit, mjaft i komplikuar

Ministri i Jashtëm Dimitrov gjatë emisionit “Programi 200”, foli edhe për ekstradimin e Gruevskit dhe se çfarë po bën ekyaktësisht dikasteri që ai mbulon. Por, nga ana tjetër ai shpjegoi se është një rast mjaft i komplikuar për të paktën dy arsye.

Marketing

Çfarë bën konkretisht MPJ-ja më shumë se ajo që deri më tani është thënë në opinion lidhur me rastin e Gruevskit dhe mënyrën se si është arratisur dhe masat që do të mund ta kthenin në Maqedoni? Nëse kjo ndodhë dhe nëse ka hapa konkret në atë që me të vërtetë të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë, ndoshta të gjithë ata që dyshojnë në një farë mënyre do të marrin ndonjë kusht apo parakusht se shteti i së drejtës do të funksionojë?

Këtu është pak delikate, posaçërisht njoftimi, ajo që deri më tani nuk dihet në opinion. Ajo që dihet çfarë është! Reaguam, protestuam, pata telefonatë me ministrin…

Çfarë bëhet më shumë, megjithatë kjo është intervista e parë e juaja pas rrumbullakimit të një procesi ku ndoshta tani më hapur mund të thoni se çfarë po bëhet?

Këtu ka dy interesa, asgjë nuk është bardhë e zi dhe çështjet e mëdha nuk janë të thjeshta për fat të keq. Njëri interes është që Hungaria të jetë mik si shtet dhe të na mbështetë në ambiciet tona për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në që duam ta kemi në qershor të këtij viti. Ky është njëri interes. Interesi i dytë ku kemi…dhe mendoj se këtu na përputhen interesat. Edhe politika e tyre është e tillë. Atje ku më shumë kemi dallime në qëndrimet është rreth rastit me Gruevskin. Një euro deputet e quajti krizë emigrante VIP me një person në një debat në Parlamentin Evropian. Politikën tonë të jashtme sa u përket këtyre dy çështjeve e vazhdojmë në këtë mënyrë. Nga njëra anë e mbajmë atë ku kemi interesa të përbashkëta dhe nga ana tjetër u dakorduam se këtu qartazi kemi dallime, Hungaria këtë e trajton si çështje të pastër juridike, diçka tjetër është gjithçka çfarë mund të bëjmë në atë pjesë dhe diç tjetër është- tha Dimitrov.

Alsat