Projektet infrastrukturore,Ganiu në bashkëbisedim me banorët e lagjes “Sahat Kulla”

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu  së bashku me stafin e tij , sot pasdite  zhvilloi një takim informues me banorët e lagjes Sahat Kulla, ku  informuan mbi projektet infrastrukturore që do të realizohen në këtë zonë.                                                ”  I njoftuam qytetarët se këtë vit do të fillojnë procedurat për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 rrugica të lagjes, një investim i rëndësishëm me vlerë prej 1 milion euro, që synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës. Kur planifikimi dhe realizimi i buxhetit komunal bëhen në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, duke marrë parasysh nevojat dhe propozimet e tyre, rezultatet janë më domethënëse dhe na motivojnë për t’u angazhuar edhe më shumë. Mikpritja dhe kënaqësia e banorëve për këtë formë bashkëpunimi na japin vullnet për të vazhduar përkushtimin tonë në zhvillimin dhe përmirësimin e lagjeve tona- shkruan Ganiu. https://www.facebook.com/share/1AsFPaX2pF/

Marketing
Marketing