Projekti bërthamor, ndërpriten bisedimet SHBA-Kore Veriore

Bisedimet mbi projektin bërthamor verikorean ndërmjet Phenianit zyrtar dhe Uashingtonit janë ndërprerë.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur sot nga kryenegociatori i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

“Negociatat nuk përmbushën pritjet tona dhe përfundimisht përfunduan,” tha ai në Stokholm.

Delegacioni i Koresë së Veriut mbërriti në Stokholm të enjten për të negociuar një denuklearizim të vendit në nivelin e punës, përkujton agjencia e lajmeve Reuters.

Koreja e Veriut ka njoftuar më parë se ka testuar me sukses një lloj të ri të raketës balistike të lëshuar nga një nëndetëse.

Marketing