Projekti i BE-së bën bashkë Gjilanin dhe Kumanovën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në Kumanovë, duke marrë pjesë në prezantimin e projektit “Tregu i qëndrueshëm për prodhime të freskëta në zonën kufitare në komunën e komunës Gjilanit dhe Kumanovës”.

Marketing

Haziri ka falënderuar Bashkimin Europian që e ka mbështetur këtë projekt, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që po finalizohet ky projekt në mënyrën më të mirë, sikurse që e ka falënderuar edhe ekipin e Kumanovës për bashkëpunimin.

Ndërkaq, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, shprehu mirënjohje për donatorët e fondeve – Bashkimin Evropian, përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe partnerët nga Gjilani për realizimin me sukses të projektit.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetarja e kuvendit të Komunës së Kumanovës, Athina Murgasanska, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe institucione publike, këshilltarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga janari i vitit 2018 në Gjilan dhe Kumanovë.