Projekti “Up-shift”, mësim për sipërmarrësi dhe inovacione

Të rinjtë prej moshës 13 deri më 19 vjeç do të mund të mësohen se si të bëhen inovatorë socialë dhe sipërmarrës, që në bankat shkollore. Ministria e Arsimit, Fondi për Inovacione dhe UNICEF fillojnë projektin “UP-SHIFT”, me të cilin nxënësit të interesuar do të mund të ndjekin trajnime tremujore, për të mësuar metodat dhe teknikat të dëshmuara botërore për të bërë sipërmarrës. Për më të mirët është parashikuar edhe ndihmë financiare.

Marketing

“Praktikisht, mësimdhënësit përmes programeve të veçanta të cilat do aplikohen në orët e tyre të mësimit e që janë të lidhura me inovacionet dhe sipërmarrësin, do të rrisin përgjegjësinë sociale të nxënësve, aftësitë që vetë t’i detektojnë sfidat e tyre sociale dhe të qasen dhe kyçen në përpjekjet për t’i zgjidhur ato nëpërmjet zhvillimit të zgjidhjeve inovative”, – theksoi ministri i arsimit, Arbër Ademi.

“Të rinjtë kanë qenë dhe mbesin në fokus të Fondit për Inovacione për Zhvillimit Teknologjik të Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë. Përveç zbatimit të këtij programi, në të ardhmen do të zbatohen edhe programe tjera për rritjen e frymës sipërmarrëse, gjë që do të ndihmojë në rritjen ekonomike”,- u shpreh drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.
Programi është aplikuar në vitin 2014 për herë të parë në Kosovë, ndërsa implementohet edhe 13 vende tjera në botë.

Marketing