Projektligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kaloi filtrin e parë në Kuvend

Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve sot miratoi Projektligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili kërkon që deputetët të zgjidhen me model proporcional pa prag zgjedhor dhe me modelin D’Ontov të shpërndarjes së mandateve ku shteti do të ishte një njësi elektorale.

Marketing

Parashtrues të projektligjit janë deputetët Pavle Trajanov, Maja Moraçanin, Monika Zajkova, Bobi Mojsoski, Ljupço Balkoski, Dimitar Apasiev, Borislav Krmov, Panço Minov, Panço Minov,Miroslav Bogdanovski.

Siç shpjegoi Trajanov në emër të parashtruesve të projektligjit, ndryshimet e propozuara do t’u mundësojnë partive më të vogla politike të “ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim”, dhe secili deputet të ketë peshë të njëjtë.

Zv. koordinatorja e BDI-së, Vjollca Ademi, përcolli qëndrimin e partisë, se një ligj kaq i rëndësishëm kërkon një konsensus më të gjerë ndërpartiak dhe ndëretnik.

Koordinatori i opozitës OBRM-PDUKM Nikolla Micevski theksoi se partia në parim e përkrah projektligjin dhe se duhet të vazhdojë diskutimi për këtë çështje për të dëgjuar të gjitha palët e interesuara në shoqëri./

Marketing