Prej sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojnë seancat gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.
Për sot, sipas paralajmërimit, në ueb faqen e tyre ka të caktuara seanca gjyqësore për lëndën Titanik, e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Për këtë lëndë ka të caktuar seancë edhe më 14 gusht të mërkurën dhe të premten më 16 gusht. Për këtë javë seancë në gjykatë do të ketë edhe për lëndën e PSP-së -T.N.T. për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fiat Canoskit.
Ndryshe, seancat vazhdojnë sipas rrjedhës gjyqësore e cila filloi më 15 korrik, ndërsa vazhdon në periudhën kur përmes edicionit të internetit të gazetës italiane “La Verita” ishin publikuar biseda të incizuara mes Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Jordan (Orce) Kamçev, për rastin “Reket”, ndërsa në të cilat përmendeshin Katica Janeva dhe Lile Stefanova e cila e udhëheq lëndën “Perandoria” ndërsa në të cilën është i dyshuar biznesmeni Jordan (Orce) Kamçev.
Gazeta italiane filloi që t’i publikojë bisedat e incizuara që prej para katër ditëve. Publikues është gazetari italian Laris Gajser, i cili njihet për qëndrimet e tij ekstreme djathtiste dhe për afërsinë me persona të së djathtës evropiane ekstreme dhe me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së.
Bëhet fjalë për audio dhe video materiale të cilat janë pjesë e procedurës dëshmuese në lëndën “Reket” të Prokurorisë Publike, por nga atje pohojnë se nuk janë marrë prej tyre.
Sipas Prokurorisë, materialet iu ishin dorëzuar nga një dëshmitar i rastit.
Prokurori Publik Lubomir Joveski paralajmëroi se për marrje në pyetje është thirrur prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, ndërsa nga Prokuroria paralajmërojnë se do të thirren për hetim të gjithë të përfshirët.
Stefanova, në një deklaratë me shkrim i hodhi poshtë si të pavërteta ato që thuhen nga Kamçevi në incizim dhe vlerësoi se qëllimi është diskreditimi i saj si prokurore.
Pas publikimit të incizimeve, u prononcua edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila në një deklaratë me shkrim të publikuar në ueb faqen e PSP-së, përsërit se në interes të parahetimeve dhe hetimeve të cilat udhëhiqen në Prokurorinë me të cilën udhëheq ajo, disa herë ka biseduar me persona të ndryshëm, në përpjekje që të veprohen pozicione më të mira në lëndët penale, ndërsa kjo shpesh ka rastisur që të zhvillohet përmes ndërmjetësuesve të theksuar.
Ajo iu bëri thirrje organeve hetuese që sa më shpejtë që është e mundur ta përfundojnë hetimin dhe të gjitha dëshmitë forenzike dhe t’i grumbullojnë të gjitha faktet në lidhje me rastin “Reket”, për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe, siç thekson, zbardhjen e emrit të saj.
Zëvendësja e prokurores speciale Katica Janeva, Elizabeta Josifovska gjatë pjesëmarrjes përmes telefonit në emisionin “Stadion” të “Radio Mrezha Kanal 77” deklaroi se PSP-ja bën gjithçka që të mos dëmtohet procedura për rastin “Reket”.
“Unë nuk e di se cili emër do të përmendet në incizimet e ardhshme të cilat paralajmërohen, por duhet të konfirmohet burimi nga prokurori kompetent, i cili duhet të japë përgjigje dhe i cili ka marrë përsipër të drejtën që të përmend emra të caktuar”, deklaroi Josifovska.
Në lidhje me incizimet e publikuara u prononcua edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili bëri thirrje për hetim të pavarur dhe thelbësor për rastin “Reket”, i cili, siç thotë, duhet të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur dhe duhet t’i tregojë të gjitha hollësitë. Në një publikim në rrjetin social Fejsbuk, ai ashpër dhe kategorikisht hodhi poshtë çfarëdo lloj lidhshmërie me Bojan Jovanovskin.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, e shfrytëzoi rastin për sulme të reja ndaj pushtetit ekzekutiv, duke vlerësuar se ai është kërcënimi kryesor dhe pengesë për drejtësinë në vend dhe duke akuzuar për “rezistencë drejtë reformave në Prokurori” dhe për presione ndaj pronarëve të mediave nga ana e gjyqësorit dhe prokurorisë.
Sipas Mickoskit, Qeveria nën maskën për luftë kundër krimit krijon dhe mbron krimin.
Gazeta italiane dje publikoi një video kolumnë në të cilën cak kryesor i sulmeve janë Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri në largim, Federika Mogerini.
Gajser në kolumnë pyet se pse Brukseli hesht për rastin në vend me incizimet e publikuara nga bisedat mes Bojan Jovanovskit (Boki13) dhe Jordan (Orce) Kamçev, duke theksuar se habitet se si nuk ka reagim nga Mogerini dhe kryetari aktual i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, të cilët sipas tij, “fuqishëm kanë insistuar për prokuroren speciale”.
Pas publikimit të bisedave të incizuara lidhur me rastin “Reket” në Tuiter u prononcua edhe eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han, i cili porositi se lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë.
“#Maqedonia e Veriut: Lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë pa ndërprerë. Sa i përket zbulimeve më të reja, është me rëndësi të vërtetohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ato që dalin nga dhe disa përgjime ilegale”, thekson Han në publikim.
Ai më tej thekson edhe se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë mosndëshkime.
Gazeta “La Verita”, e cila i publikon incizimet, në vitet e kaluara njihet si media e afërt me opozitën e deritanishme në vend. Ajo ishte media e parë e huaj e cila para një muaji informoi për “bombën” e publikuar në rrjetet ruse në të cilën sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, e kurdis fituesin e tenderit për blerjen e pajisjeve për M-NAV.