Prokurori Bajrami: Është djegur vetura ime private, shpresoj që do të gjenden autorët

Një nga automjetet e djegura në Kumanovë është pronë e prokurorit publik, Xhelal Bajrami, i cili theksoi se pret që në kohë sa më të shkurtë të gjenden kryesi/t e vepërës. Automjeti privat është shkatërruar tërësisht.

Marketing

“Është paraqitur që kur ndodhi rasti, nga ana e fqinjëve, të cilët i falënderoj me këtë rast. Erdhi njësia zjarrfikëse, pjesëtarë të policisë. Është shuar zjarri, asgjë nuk mbeti nga automjeti. Pres dhe shpresoj se së shpejti do të gjenden kryesi apo kryesit e kësaj vepre. Automjeti është privat, i parkuar para oborrit të shtëpisë para derës hyrëse, nuk ka dëme të tjera, automjeti është djegur tërësisht dhe presë që sa më parë të zbulohen personi apo personat të cilët qëndrojnë prapa ngjarjes”, deklaroi Bajrami.

Paraprakisht PPRMV informoi se prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Kumanovë kreu kontrolle në lokacionet ku janë djegur dy automjete dhe një hapësirë afariste.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe po hetohen shkaqet dhe motivet e mundshme për vënien e zjarreve. Janë mbledhur gjurmë nga vendi i ngjarjes të cialt do të jenë lëndë ekspertize, ndërkaq po bëhet kontrolli edhe i kamerave për video mbikëqyrje”, informuan sot nga Prokuroria publike.

Nga SPB Kumanovë informuan se në orën 03:20 në polici ka pasur paraqitje se është djegur objekti afarist në rrugën ’11 Tetori’, pronë e M.J. nga Kumanova. Gjithashtu, ka apsur paraqitje se janë djegur tre automjete udhëtimi në rrugët ‘Trst’, ‘Vardarska’ dhe ‘Nikolla Vapcarov’ në Kumanovë, dhe atë automjet i motorizuar ‘folksvagen pasat’ me targa të Kumanoë, pronë e XH.B., automjeti ‘audi’ me targa të Kumanovës, pronë e A.E. dhe automjeti tjetër ‘audi’ po ashtu me targa të Kumanovës, pronë e M.SH.”, kumtoi policia. Nga atje shtojnë se është kryer ekspertizë nga ana e SPB Kumanovë, është njoftuar edhe prokurori publik dhe po ndërmerren masat për ndriçim të rastit.

Paraprakisht, këshilltari i BDI-së në këshillin e komunës së Kumanovës, Fitor Jakupi në rrjetet sociale publikoi foto nga objekti i djegur afarist, shtypshkronja e tij