Prokurori i PSP, Gavrill Bubevski i cili sot morri pjesë në celebrimin e ditës së pavarsisë në Parkun e Qytetit, në pyetje të gazetarit, nëse PSP-ja do ti dorëzojë materialet e lëndëve Prokurorisë shtetëror, ai u përgjigj se gjithçka do të veprohet në bazë të ligjit. Ai nuk komentoi nëse pajtohet me vendimin e Janevës, e cila nga paraburgimi ka dërguar pëlqim deri te Prokurori publik republikan, Lubomir Jovevski që të gjitha lëndët e PSP-së tu kalojnë atyre.
“Ne do të veprojmë në përputhje me ligjin. Nuk mund të prononcohemi ne si prokurorë nëse pajtohemi ose jo. PSP-në e përfaqëson një njeri. Bombat do të dëgjohen në të gjitha lëndët dhe do të merren si dëshmi”. – u shpreh Gavrill Bubevski, Prokuror Special
Në një pyetje tjetër të gazetarit, që nëse me situatën e re të krijuar a do të thotë kjo që Bubevski nuk ka arritur ti paraqesë bombat e rastit “Monstra” në seanca, Prokurori theksoi se të gjitha bombat do të dëgjohen pa përjashtime.
“Të gjitha bombat do të dëgjohen dhe do të paraqiten si dëshmi” – ka përfunduar Prokurori Bubevski.