“Dje gjatë punës i ftova të gjithë të punësuarit në Prokurorinë e lartë dhe i informova për padinë që do të parashtrohet kundër katër të punësuarve në Prokurorinë e lartë dhe pjesa tjetër e të punësuarve me vetëdëshirë shkruan deklarata me shkrim, ku e theksojnë të kundërtën nga ajo që këto katër të punësuar i kanë theksuar në shkresë për të cilën vërtetoj, pasi vet ata ma thanë këtë se janë të udhëzuar nga më së paku një prokuror.”, – deklaroi prokurori në Prokurorinë e lartë, Mustafa Hajrullahi.
Ata nuk dhanë informata më të sakta se çka përmban padia, ngase nuk duan të ndikojnë në procedurë, por që personat që janë paditur duhet para gjykatës t’i elaborojnë dhe dëshmojnë ankesat e tyre se ndaj tyre është shkaktuar mobing.
“Nga vëzhgimi i letrës që është shkruar, pa diskutim se janë thënë të pavërteta. Në procedurë gjyqësore ata do të duhet të dëshmojnë se atë që e kanë shkruar është e vërtetë.”, – theksoi avokati, Daniel Georgievski.
Hajrullahi kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo të paditur. Pasi Hajrullahi ka thënë publikisht se prokurori i shtetit i ka dhënë udhëzime se çfarë vendimi të marrë në rastin e bonuseve në SJO dhe Kocevski e ka mohuar, Këshilli i Prokurorëve Publikë do ta shqyrtojë rastin. Ministri i Drejtësisë, Fillkov, është i njohur me zhvillimet, por nuk i komenton ato.
“Unë jam në rrjedha për këtë nga ju mediat. Në mënyrë të zgjuar po e ndjek çështjen, por në këtë moment me të vërtet nuk kam çfarë të komentoj. Të presim të shohim se çfarë po ndodh.”, – u shpreh ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Kryeprokurori Kocevski pohoi se kontrolli i bërë në Prokurorinë e lartë ka qenë për të kontrolluar rastet, por edhe raportet e punonjësve se u është shkaktuar mobing. Raporti i mbikëqyrjes nuk është ende gati