Prokuroria: 6 nxënës dyshohet se kanë montuar fotografitë e shoqeve të klasës, me qëllim që t’i ofendojnë dhe tallin

Prokuroria Themelore në Kavadar ka kërkuar nga gjykata nisjen e procedurës hetuese ndaj 6 të fëmijëve, nxënës të shkollës fillore të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale që dënohet sipas nenit 149 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, përcjell TV21. Fëmijët dyshohet se kanë keqpërdorur fotografitë e shoqeve të klasës.

Marketing

“Të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, kanë shkarkuar në mënyrë të paautorizuar fotografi private të shoqeve të klasës, i kanë montuar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre, me qëllim ofendimin dhe talljen dhe dëmtimin e reputacionit të të dëmtuarave”, thonë nga Prokuroria.