Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur akuza në rastin Poshtenska Banka.
Në mesin e nëntë të akuzuarve janë ish kryetari i komunës së Koçanit, nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Ratko Dimitrovski dhe biznesmeni nga Gjevgjelia, Tome Glavçev.
Hetimi për rastin Poshtenska Banka u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar dy vjet më parë.
Nëntë personat akuzohen për pastrim parash në vlerë më shumë se nëntë milion euro.
Sipas prokurorisë, të pandehurit filluan veprimet e tyre në vitin 2001. Për më tepër, prokuroria lëshoi urdhër për vlerësimin e pasurisë së ngrirë të të pandehurve në rast se vjen deri te aktvendimi për dënim, për ta konfiskuar atë.