Prokuroria bullgare: Janë nxjerr 44 trupa, një person nuk është në mesin e të vdekurve e as të mbijetuarve

Në paraqitjen para mediave të prokurorëve bullgarë, është dhënë një variant i padëgjuar deri më tani për aksidentin tragjik në Bullgari.

Marketing

Prokurorja tha se në vendngjarje kanë numëruar 44 trupa të pajetë, ndërkaq një i mbijetuar i ri u ka deklaruar se ka shpëtuar 8 persona, në Spital janë 7 pacientë, ndërkaq në autobus kanë qenë 52 udhëtarë.

“Shqyrtohet mundësia që një nga udhëtarët të ketë zbritur dhe ka hipur në autobus tjetër në bazë të listët se në autobus ka pasur 52 udhëtarë”, tha prokurorja, transmeton TV21.

Ajo është përlotur gjatë paraqitjes para mediave, pasi informacionin se janë shpëtuar 8 persona e ka marrë nga i mbijetuari i moshës së re, siç tha ajo, të moshës së njëjtë me të birin e saj.

“Unë i thash atij ti je hero, sepse ke arritur të shpëtosh 7 persona. Ai më tha, jo, unë kam shpëtuar 8 persona. Tani u krijua dyshimi se ku është edhe një person”, tha ajo./TV21