Prokuroria: Deri tani votimi realizohet pa probleme

Në pesë orët e para të votimit në zgjedhjet presidenciale nuk është regjistruar asnjë parregullsi zgjedhore, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Marketing

Prokurori Xhelal Bajrami u tha gazetarëve se deri më tani, as Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale e as qytetarët, nuk kanë vërejtur ndonjë shkelje.

Prokuroria u zotua për të ndjekur me përpikëri gjithë procesin zgjedhor deri në fund, pas çka rreth orës 19 e 30 u paralajmërua se do të mbahet një konferencë tjetër për mediat, si përmbledhje për votimin e ditës.

Prokuroria shpreson se dita zgjedhore do të përfundojë ashtu siç ka filluar, pa asnjë problem.

Marketing