Prokuroria e Strumicës po heton shkaqet e zjarrit në garazhin në gjykatë

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të Prokurorisë Publike të Strumicës ka inspektuar garazhin e Gjykatës Themelore Strumicë ku ka shpërthyer një zjarr këtë pasdite, njofton REL.

Marketing

“Sipas informacioneve paraprake, një automjet zyrtar i gjykatës u dogj, si dhe lëndë të përfunduara, me aktvendime gjyqësore të formës së prerë, të marra vite më parë. Për të përcaktuar shkakun e zjarrit, është lëshuar një urdhër për mbledhjen e gjurmëve në vend, si dhe për shikimin e pamjeve nga video kamera e vendosur në ndërtesë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Zjarri u shua rreth orës 16:00. Gjatë fikjes së zjarrit morën pjesë 14 zjarrfikës me katër automjete.

Sipas komandantit të zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev, në garazh ruheshin materiale piroteknike dhe lëndë të tjera të gjykimeve përfundimtare.