Prokuroria ende nuk ka rezultate për vaksinat MRP, lënda po zgjat më shumë se 3 muaj

Prokuroria e Shkupit ende pret rezultatet e analizave të vaksinës MRP, në të cilat kishte deklarata me afat të skaduar, derisa lënda për këtë rast ishte hapur prej më shumë se tre muajve, gjegjësisht më 29 janar 2019.

Marketing

Analizat e përmbajtjeve të vaksinave të cilat duhet të tregojnë se a janë të dëmshme për shëndetin, janë porositur dhe po analizohen në vendet evropiane.

Analizat e vaksinave janë në procedurë e sipër. Sipas urdhëresës nga prokuroria publike, analizat e përmbajtjes së vaksinave dhe eventualisht dëmin e tyre mbi shëndetin e pacientëve po e realizon Qendra për hulumtime dhe kontrollim të barnave pranë Fakultetit Farmaceutik në bashkëpunim me laboratorë të një vendi – anëtarë e rrjeteve të laboratorëve për kontroll të barnave, si dhe Agjencia e barnave dhe ndihmesave medicinale “MALMED”.

Deri në këto momente Prokuroria Publike nuk ka pranuar analizë apo mendim nga hetuesia dhe kompanitë e cilësive, derisa po priten edhe të dhëna tjera- theksojnë nga Prokuroria.

Marketing