Prokuroria Publike ende e shqyrton çështjen se a do t’i pranojë lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, informojnë nga PPRM-ja.
Dje paradite prokurorja publike Katica Janeva , e cila është në paraburgim në burgun Shkup-Shkup si e dyshuar për rastin “Reket”, ka dhënë autorizim që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publike të RMV-së. Me këtë autorizim Janeva i autorizon prokurorët e kësaj Prokurorie Publike t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV-së të gjitha lëndët që i ka kjo Prokurori Publike siç janë: lëndët penale në gjykim, në hetim dhe në procedurë para hetimore.
Gjykatësi në procedurën paraprake nga Gjykata Penale Themelore sot deri te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar njoftim nga prokurori publik për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë lidhje dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve, të cilën e ka pranuar përmes INP Burgu Shkupi-Shkup.
“Në njoftim citohet se prokurori publik për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve i autorizon prokurorët publikë të kësaj prokurorie që lëndët penale t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së veriut”, njoftoi Prokuroria Publike.
Në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç citohet në njoftim, është sjellë edhe njoftimi me kërkesë të informacioneve nga PSP-ja, në të cilën është dhënë edhe autorizimi i parashtruar.
Mandati i PSP-së përfundon më 15 shtator. Statusi i ardhshëm i këtij institucioni duhet që të vendoset me ligjin e ri të PS-së i cili është në procedurë kuvendore, por për të pozita dhe opozita tani për tani nuk mund që të pajtohen.
Sot në seancë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime njëzëri dhe pa debat ishte sjellë përfundim që t’i propozohet Kuvendit që ta shkarkojë prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Reket”.
Vendimi është sjellë në bazë të raportit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Janevës për shkak të punës joprofesionale dhe joetike.