Prokuroria hedh poshtë iniciativën e Antikorrupsionit, lënda kundër Pançevskit e vjetruar

Prokuroria Themelore ka hedhur postë lëndën e hapur nga Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kundër kundër ish-kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski dhe dy personave që dyshoheshin për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, me arsyetimin se kjo lëndë quhet e vjetëruar që nga muaji maj.

Marketing

Bëhet fjalë për një konkurs punësimi për 30 nënpunës gjyqësorë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku Antikorrupsioni vërtetoi ëshime gjatë procedurës për punësim për një të punësuar si bashkëpunëtor I ri gjyqësor.

Megjithatë, prokurori I lëndës, pas marrjes së iniciativës për ndjekje penale ndaj ish kreut të komisionit për përzgjedhjene kandidatëve, vlerësoi se ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë që të ketë ndkeje penale, e kjo rethanë është vjetërimi I lëndës.

Procedura e punësimit në tërësi ka përfunduar në maj 2015 dhe sipas nenit 353 alinea 1 në kodin penal, nuk mund të ngrihet padi penale nëse kalojnë 3 vjet pas kryerjes së veprës për të cilën ligji parashikon burg deri në 1 vit.
Lënda quhet e vjetëruar pas muajit maj të 2018, kurse antikorrupsioni për të njejtën ngriti iniciativë deri te prokuroria themelore në qershr të këtij viti, sqarojnë nga PTHP.