Prokuroria, hetim për vaksinat e skaduara

Vaksinat MRP kundër fruthit ende nuk janë asgjësuar, të njejtat janë gjetur në hapësirat e kompanisë distributore të vaksinave “Makedonija Lek”, njoftoi Prokuroria e Themelore Publike.

Marketing

Nga organi hetues njoftuan se prokurori publik kompetent ka dhënë urdhër për sigurimin e vaksinave për procedura eventuale të mëtutjeshme.Vaksinat do të evidentohen dhe sigurohen dhe do të lihen në hapësirat e “Makedonija Lek”-ut, sepse aty ka kushte të përshtatshme për ruajtjen etyre.

Nuk dihet se për sa kohë të njejtat do të qëndrojnë në hapësirat e firmës distributore të vaksinave. Nga deponia “Drislla” e cila duhej të bëj asgjësimin e vaksinave me deklarata me afat të skaduar ditë më parë thanë për ALSAT se procesi i asgjësimit do të bëhet të enjten që vjen. Por pas njoftimit të Prokurorisë nuk dihet se kur do të vendoset asgjësimi i të njejtave.