Prokuroria heton marrëveshjen e KSHZ-së për furnizim me softuer

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar pas zërave të përhapur sot ka kontrolluar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për të përcaktuar nëse është kryer vepër penale gjatë furnizimit me softuer të këtij institucioni.

Marketing

Gjatë bastisjes është marrë dokumentacioni i tenderit, që të përcaktohet nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Për dallim prej cikleve të tjera zgjedhore, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më datën 15 korrik,  KSHZ nuk kishte mundësi në mënyrë elektronike t’i kumtojë rezultatet e njësiteve zgjedhore.

Shkaku, siç informojnë që atje, ishte sulm kibernetik në ueb faqen e KSHZ-së, i cili zgjati disa ditë pas zgjedhjeve.