Prokuroria: I arratisuri Vojminovski ishte në ‘burg shtëpiak’ për shkak sëmundjes

Problemet kardiovaskulare të të dënuarit Nikolla Vojminovskit, kanë qenë arsye kryesore sepse ai nga paraburgimi është dërguar në vuajtjen e masës së kujdesit “burg shtëpiak”. Prokuroria Publike, për gazetën KOHA, tha se gjatë procedurës penale, prezenca e të gjithë të akuzuarve në procesin gjyqësor për “tentim vrasjen” ndaj Ziadin Selës, ka qenë e siguruar përmes masës së paraburgimi.

Marketing

“Për personin në fjalë, pala mbrojtëse gjatë shqyrtimi kryesor dorëzoi propozim për shfuqizimin e masës së paraburgimi dhe zëvendësimin e saj me burg shtëpiak apo ndonjë masë tjetër të kujdesit. Argumenti i tyre ishte se i akuzuari vuan nga gjendja e përkeqësuar shëndetësore. Kështu që Këshilli penal e pranoi këtë propozim dhe të akuzuarit në maj të vitit 2018 i shqiptoi masën e burgut shtëpiak.

Gjykata e pranoi arsyetimin në fjalë, pasi që edhe vetëm opinionin ishte dëshmitarë se si me 18.04.2018, i akuzuari e humbi vetëdijen në seancë gjyqësor, me çka intervenoi edhe ndihma e shpejtë”, thonë nga Prokuroria Publike.