Prokuroria ka mbledhur prova nga vrasja në Bit Pazar, janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer këqyrje në vend të ngjarjes pas shkëmbimit të zjarrit të armatosur të djeshëm në afërsi të Bit Pazarit.

Gjurmët janë grumbulluar nga vendi i ngjarjes dhe do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.

Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Me urdhër të prokurorit publik po sigurohen pamjet e video-regjistrimit nga objektet përreth. Janë dhënë të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marketing