Prokuroria konfirmon, familjen në Dibër e ka vrarë vajza e tyre

Prokuroria Themelore e Gostivarit ka ngritur akuzë kundër vajzës së familjes Pocesta e cila ka vrarë Babain, nënën dhe motrën Anila Pocesta, vetëm 13 vjeçare.
Familja tre anëtarëshe Pocesta nga Dibra, raporton SHENJA, kishin ardhur për pushime nga Italia, por në vendlindje gjetën vdekjen.

Marketing

Vajza e tyre e rritur fillimisht i ka vrarë prindërit, e pastaj edhe motrën e vogël.

“Më 26 gusht të vitit 2018, në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara, ka shtënë me armë të kalibrit 7,65 mm, nga afërsia. Fillimisht i ka vrarë prindërit e saj e pastaj edhe motrën e mitur. Dy personat e tjerë me paramendim, i kanë ndihmuar në veprën penale, dhe pastaj edhe mbulimin e gjurmëve”
Vajza e madhe B.Pocesta ka hyrë në Maqedoni një ditë përpara se të ndodhte krimi dhe po atë ditë ka dalë nga vendi. Kjo është e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të autoriteteve kufitare maqedonase.

Prokuroria nuk ka folur mbi motivet e vajzës, edhe pse kishte disa pista të dyshimeve përse vajza kishte bërë këtë veprim makabër. Dyshohej se ka dashur të përfitojë nga sigurimi i jetës së prindërve, se është hakmarrë pasi prindërit e saj kanë dëshmuar në gjykatë kundër grupit mafioz ku ishte vajza anëtarë, por duke përmendur edhe mundësinë e hakmarrjes për pengimin e lidhjes së saj me një 31 vjeçar.