Prokuroria me detaje nga aksidenti në qarkoren e Shkupit, ku vd’iq një grua

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetimore të MPB-së, mbrëmë kanë kontrolluar vendin e ngjarjes te qarkorja e Shkupit, ku humbi jetën një grua, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se është konstatuar se shoferi i veturës nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa dyshohet se tashmë e ndjera ka qenë duke ecur në këmbë në autostradë, ose ka rënë nga mbikalimi.

Marketing

“Po përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, por sipas informacioneve fillestare, e ndjera është një grua, e cila ose ka qenë duke ecur në këmbë në autostradë, ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushtet e natës me dukshmëri të zvogëluar në rrugë, një veturë që lëvizte përgjatë qarkores është përplasur me të. Drejtuesi i veturës menjëherë pas aksidentit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Është dhënë urdhër për obduksion të trupit të së ndjerës, janë mbledhur gjurmë dhe prova materiale të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Po intervistohen edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes, për të zbardhur të gjitha rrethanat”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Marketing