Prokuroria, Mickoski i kundërpërgjigjet Zaevit(Video)

Thellohen ndarjet mes pushtetit dhe opozitës lidhur me propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Pas thirrjes së kryeministrit Zaev ndaj opozitës që të mbështes propozimin e pushtetit, lideri i opozitës Hristijan Mickoski ka theksuar vijat e kuqe të VMRO-DPMNE-së ndaj propozimit të Qeverisë për Prokurorinë Publike. Mickoski duke iu përgjigjur kryeministrit thotë se shteti i kapur nuk ekziston duke por Zaev e ka thyer “Maqedoninë në shtet të humbur”. I pari i VMRO-DPMNEsë thotë se ai dhe subjekti i tij nuk do ta mbështesin një propozim i cili pretendon amnisti për krimet e kryeministrit Zaev.

Marketing

Unë dhe VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta mbështesin një ligj, qëllimi i të cilit është amnistia për krimet e Zaevit dhe hakmarrja ndaj kundërshtarëve politik (opozitën). Për fat të keq juve keni gabuar shumë dhe për këtë arsye tani ju duhet Ligj për Prokurorinë Publike i llojit “shkel e shko” që të mund para anëtarëve tuaj të thoni se tani të huajt do ta vazhdojnë presionin ndaj Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për ta mbështetur ligjin dhe në këtë mënyrë Katica si e sapo promovuar për zëvendëse e Prokurorisë Publike, ndihmësit e saj në Prokurorinë e re, kushërinjtë, nipat, nuset, fqinjët dhe miqtë e saj, por edhe ndonjë anëtar i LSDM në ekipin hetues përfshi edhe administratën të mund të sjellin drejtësi për “shtetin e kapur”. Me ata njerëz juve deri tani bëtë ortakëri dhe hartuat plane kundër Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”-tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Akuzat mes dy liderëve vijnë në kohën kur grupet e punës kanë ndaluar me takimet për shkak të pushimeve verore. Në takimin rikthyes grupet u pajtuan për rritjet e përgjegjësisë së prokurorëve dhe Prokurorisë Publike si dhe zmadhimin e buxhetit, ndërsa në takimin e fundit palët shprehën qëndrime të kundërta lidhur me fatin e PSP-së dhe aktakuzave të shtruara nga ekipi i Katica Janveas. Opozita është e vendosur kundër emërimit të Katica Janevas në Prokurori Republikane dhe kundër udhëheqjes së Villma Ruskoskës me prokurorinë e re. Përveç kësaj, partia e Mickoskit kërkon që emri i prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, përveç në Këshillin e Prokurorëve të kalojë edhe në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime me propozimin e tyre. Aktakuzat e deritanishme opozita kërkon t’i ndajë një dy pjesë: aktakuzat ngritura deri në qershor 2017, t’i procedojë kryeprokurori, ndërsa ato të ngritura pas mandatit 18 mujor, të shfuqizohen. Pushteti kërkesat e opozitës i quan kërkesë për amnisti, duke propozuar që ekipi i Janevas të kalojë në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, ndërsa bombat të vazhdojnë të përdoren si indikacione dhe të shkatërrohen në përputhje me Ligjin e Procedurës Penale. Opozita dhe pushteti u kthyen në tavolinën e bisedimeve pas thirrjes së ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Filip Riker gjatë vizitës së tij në Shkup. Një ditë pas dështimit të takimit të liderëve dhe hapjes së rastit “Reket”, Qeveria doli e tekst të ri mbi Ligjin për Prokurorinë Publike, duke hedhur poshtë propozimin për të cilin grupet e punës kishin diskutuar disa muaj. Derisa pushteti dhe opozita hedhin akuza dhe kundër akuza mes vete, ekspertët kërkojnë që palët të tërhiqen nga negociatat dhe teksti të shkruhet nga ekspertë juridik. Kuvendi ka thirrur seancën për leximin e parë më 27 gusht, ndërsa grupet e punës do t’i kthehen negociatave në gjysmën e muajit.