Prokuroria mohon se Janeva ka telefonuar diplomatët për t’i shpëtuar arrestimit

Nuk janë të vërteta shkrimet se Prokuroria Themelore Publike dhe pjesëtarë të MPB-së kanë pasur urdhër për arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva në ndërtesën e PSP-së, kanë thënë për A1on burime nga prokuroria.

Marketing

Sipas burimeve jozyrtare, në një portal dje u publikua lajmi se gjoja është kryer bastisje në shtëpitë e të akuzuarve. Sipas shkrimit Janeva ka arritur të kontaktoj me ish përfaqësues diplomatik të Maqedonisë pjesëmarrës në bisedimet e Përzhinos, ndërsa është dëgjuar edhe me përfaqësues të lart të autoriteteve në Maqedoni, dhe menjëherë pas kësaj urdhri për arrestim është anuluar.

Nga Prokuroria janë decid se bëhet fjalë për dezinformacion klasik dhe konstruksion, hetimi, tani për tani po udhëhiqet për dy persona, por mund të zgjerohet edhe për persona tjerë nëse sigurohen prova të forta.

Sipas Prokurorisë hetimi nuk është duke u bërë kundër një prokurori publik, e as kundër deputetëve, por nuk përjashtohet mundësia të dëshmohet përfshirja e këtyre personave.