Prokuroria ngritë padi penale ndaj Zhan Mitrev

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur padi penale ndaj mjekut Zhan Mitrev si person fizik dhe ndaj spitalit të tij si person juridik për veprën penale, mashtrim.

Marketing

Për këtë vepër penale është paraparë dënim me burg deri ne 10 vite.

Kjo informatë është bërë publike në takimin e sotëm të Prokurorisë me gazetarët.

Ndryshe, vitin e kaluar IRL-ja publikoi storjen se spitali “Zhan Mitrev” iu ka paguar pacientëve shuma të mëdha parash për hemofiltrim, gjatë kurimit nga Kovid-19, ndërkohë që kjo metodë nuk ishte e paraqitur në Agjencinë e barnave-Malmed.

I menjëhershëm ishte reagimi nga spitali “Zhan Mitrev”, nga ku nënvizojnë se do të dëshmojnë në gjyq se padia është e pabazë.

Marketing