Prokuroria Themelore Publike nuk do të ndjek penalisht ministren e Financave Nina Angellovska për tërheqjen e parave nga banka Eurostandard kur kuptoi se do i merret licenca. Pikërisht për këtë u akuzua ashpër nga VMRO opizitare.
“Gjithçka Prokurori procedohet nëse ka vetëm vepra penale, ndërsa këtu nuk ka elementë të një vepre penale, sepse janë para për pronarin”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike për “TV24”.
Dje, ish-guvernatori Petar Goshev dhe ish këshilltari në Ministrinë e Financave Branimir Jovanoviç theksuan se Angellovska ka vepruar joetikisht nëse ajo ishte në dijeni dhe e tërhoqi depozitën menjëherë para heqjes së licencës së bankës “Eurostandard”