Prokuroria: Nuk ka prova për tregti me foshnja në Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese për media informon se pas studimit gjithëpërfshirës të dokumentacionit të pranuar dhe pas njoftimeve nga organet kompetente në lidhje me tregtinë me foshnja, prokurori publik ka marrë vendim se nuk ka vend dhe nevojë për intervenimin e Prokurorisë.

Marketing

Ata thonë se informacionet që janë raportuar në media janë hetuar dhe sipas tyre, nuk ka dyshime dhe fakte për kryerjen e veprave penale me foshnjat, njofton Telegrafi Maqedoni. “Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në dhjetor 2018, pas raportimeve në media, ka hapur lëndë. Mediat raportuan gjetjet e Avokatit të Popullit se ekziston dyshimi për një grup kriminal të organizuar që për një periudhë të gjatë merret me trafikimin e të sapolindurve të shëndetshëm”. Është raportuar se, prindërve biologjik menjëherë ose pas një periudhe të shkurtër kohe pas lindjes së foshnjave, ju është kumtuar se fëmija ka vdekur, ndërsa më pas është bërë viktimë e tregtisë”.

“Pas veprimet e ndërmarra nga prokurori kompetent dhe në bazë të dokumentacionit dhe informatave të kërkuara nga Avokati i Popullit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”, ka dalur se në rastin konkret nuk ka dëshmi apo dyshime për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Marketing